Zhaklin Lekatari: Pasurinë do t’jua lë maceve

by admin
Spread the love

Gazetarja dhe opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania”,  Zhaklin Lekatari vazhdon të marr vëmendje të madhe për deklaratat që herë pas here bën, e cila kohëve të fundit u komentua mjaft shumë nëpër media.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në “Shqipëria Live” bashkë me disa gra të fushave të ndryshme, ku kanë diskutuar në lidhje me një studim ku thuhet se ‘gratë pa një burrë në jetën e tyre janë më të lumtura’.

Lekatari theksoi se mund të jesh e lumtur edhe vetëm, pa një mashkull në jetën tënde. Ajo mes tjerash shtoi se njerëzit janë të ndryshëm, disa duan të krijojnë familje e disa prej tyre nuk duan.

Gjatë bisedës, gazetari i ka drejtuar një pyetje duke i thënë se të gjithë pasurinë që do fitosh kujt do t’ia lësh trashëgimi nëse nuk ke një familje.

Dhe Zhaklina i është përgjigjur se do t’ia lë maceve të saj ose do të bëjë një vepër bamirësie duke i dhuruar për fëmijët jetim./Botapress.info/

You may also like