Zgjedhjet në Greqi/ Publikohen exit-pollet, projeksionet e para nxjerrin fituese Demokracinë e Re

by admin
Spread the love

Grekët u rikthyen këtë të dielë qendrave të votimit për një proces të dytë zgjedhor brenda pesë javësh.

Sipas exit polleve, Demokracia e Re del fituese në zgjedhje duke grumbulluar 42% të votave ose mbi 160 vende në Parlament, e ndjekur nga Syriza me 17.6 %, si dhe PASOK 11,5 %.

Exit pollet kanë dalë nga 80% e kampionit.

Demokracia e Re: 42%

Syriza: 17.6 %

PASOK: 11,5 %

KKE: 8.1%

Spartanët: 5%

Zgjidhja Ell: 3.3%

Niki: 3.3%

Navigimi: 3%

DITA: 2.5%

Votimi në Greqi është i detyrueshëm, por ka përjashtime për ata mbi 70 vjeç, për ata që ndodhen jashtë vendit gjatë ditës së zgjedhjeve, si dhe për ata që nuk mund të votojnë për arsye shëndetësore. Shanset e Mitsotakis për të fituar një mandat të dytë si kryeministër këtë herë janë të mëdha, për shkak të ndryshimeve që iu bënë ligjit zgjedhor. Ekspertët thonë se këto zgjedhje do të jenë një votë për ekonominë dhe reflektim i një ndryshimi që do ta çojë shoqërinë greke drejt konservatorizmit, pjesërisht për shkak të forcimit të qëndrimeve kundër imigracionit.


Top Channel

You may also like