Zëri i europianëve u dëgjua, faleminderit të gjithëve që e mbështesin vazhdimisht popullin tonë – Shqip

by admin
Spread the love

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se me votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, sot Kosova ka shënuar një moment historik.

Osmani ka falënderuar të gjitha shtetet që votuan pro anëtarësimit, siç thotë presidentja kanë mbështetur qytetarët, raporton Shqip.

“Edhe një hap drejt anëtarësimit të plotë”, ka thënë ndër tjera Osmani.

Postimi i plotë:

Sot Kosova shënoi një moment historik në rrugëtimin e saj evropian.

Votimi i sotëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është një dëshmi e përkushtimit tonë për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë.

Falenderim nga zemra të gjithë atyre që nëpërmjet votës PËR mbështetën të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kauzën tonë për të drejta të njeriut. Urime Kosovës dhe të gjithëve që kanë kontribuar në këtë arritje historike!

Edhe një hap drejt anëtarësimit të plotë!

You may also like