Zeqiri reagon ashpër ndaj opozitës: Kur nuk ua mban me padronët e tyre, merren me shpifje kundër Mexhitit dhe ASH-së

by admin
Spread the love

Së fundmi në opinion është riaktualizuar tema e djegies së spitalit modular në Tetove, ku akuzave të bëra nga opozita shqiptare u është përgjigjur zëdhënësi i ASH, i cili akuzon “opozitën e bashkuar” për keqpërorimin e ulët që i bëjnë rastit në fjalë.

Zeqiri në reagimin e tij potencon se opozita ngaqë nuk ja mban që të meret me fajtorët e vërtetë ata meren me ASH dhe Ministrin e Shëndetësisë, shkruan InfoShqip.

Në vazhdim mund ta lexoni të plotë regimin e Arben Zeqirit nga ASH:

Një keqpërdorim eklatant dhe shumë i ulët i tragjëdisë në spitalin modular në Tetovë. Çdo opozitë në botë do të duhej të kërkonte drejtësi, të merren me fajtorët e vërtetë, me përgjegjësit kryesor dhe të kërkojnë drejtësi. Por, për ta bërë këtë duhet të jeshë vetë i pastër, të mos kesh qenë kurrë i përzier me fajtorët, të mos i kesh lyer gishtat me mjaltë dhe të mos i kesh pasur asnjëherë padronë fajtorët e vërtetë.

Meqë vetë ishin në koalicion, njëri në lista të përbashkëta dhe tjetri në koalicione pas shpine është shumë e kuptueshme se nuk mund të merren me padronët e tyre që ju dhanë mandate, poste e privilegje. E në mungesë të guximit, të pastërtisë për tu marrë me të vërtetën, “opozita shqiptare” bën një dëm edhe më të madh. Manipulojnë me viktimat dhe tragjedinë duke luftuar me shpifje Aleancën për Shqiptarët dhe ministrin aktual të shëndetësisë, Fatmir Mexhitin. Normalisht që kjo është formë e mirë për ti ikur edhe të vërtetës ish ministri Bekim Sali i cili opinionit i ka borxh shumë përgjigje.

Mos luani me ndjenjat e njerëzve, por nëse keni guxim merreni me prokurorët, me ish ministrin Venko Filipçe, merreni me Angjushevin dhe me të tjerët, nëse ua mba!?
E ne, po do të merremi dhe po merremi me ata dhe me të vërtetën. Edhe ministri Mexhiti edhe ministri Lloga tanimë kanë filluar punën dhe të gjithë juve që manipuloni do tu demaskojnë“, përfundon Zeqiri në reagimin e tij. /InfoShqip.com

You may also like