Zekirija Ramadani trajner i Egnatisë? Tekniku maqedonas i zbulon të gjitha

by admin
Spread the love

Pas largimit nga kampionia e Kosovës, FC Prishtina, trajneri Zekirija Ramadani shumë shpejtë mund të bëhet me skuadër të re.

Mediat shqiptare gjatë ditës së sotme kanë raportuar se Ramadani mund t’i bashkohet Egnatisë, objektiv i së cilës mbetet qëndrimi në Superiore.

Lajmi.net, ka kontaktuar ish trajnerin e Prishtinës, që konfirmoi takimin me skuadrën shqiptare, derisa theksoi se nesër me shumë gjasa do vendoset gjithçka.

“Po, kemi pasur një takim, por s’mund të them asgjë më shumë. Të shohim nesër, ndoshta bëhet zyrtare”, tha shkurtimisht ai për lajmi.net.

Ndërkohë, kujtojmë se Ramadani është trajner i vetëm në histori të Superligës së Kosovës, që nuk është nga Kosova dhe arrin të fitojë tre herë titullin. Pra, fillimisht e fitoi Trepçën 89 pastaj Feronikelin dhe së fundmi Prishtinën.

Ramadani u largua nga Prishtina muajin e kaluar derisa deklaroi se është shkarkuar, mirëpo “Bardhëkaltërit” përmes komunikatës thoshin se ishte ndërprerje e bashkëpunimit me marrëveshje të dyanshme.

Egnatia ka gjashtë ndeshje pa fitore në Superiore, duke regjistruar tri humbje dhe tre barazime. Aktualisht, Egnatia mbanë pozitën e tetë në tabelë. Ramadani pritet të ketë punë mjaft të vështirë nëse konfirmohet si trajner.

You may also like