Jep gatishmërinë e tij, Tiago Mota më pranë Bolonjës

by admin
Spread the love

Tiago Mota duket sikur është i destinuar që të shkojë te Juventusi. Sepse edhe rezultatet që Bolonja e tij ka ofruar në tri javët e fundit duket sikur mbrojnë “Zonjën e Vjetër” që të mos humbë edhe vendin e tretë, sa herë vihet në kushte që të parakalohet.

Por përtej shakave, italo-braziliani që ka bërë një mrekulli me Bolonjën deri në këtë moment të sezonit, e cila është fare pranë kurorëzimit të një mrekullie të madhe, duket se në fund të sezonit do të përshëndesë.

Bisedimet në prapaskenë me Juventusin kanë kohë që kanë nisur dhe këtë fundjavë mësohet se Tiago Mota i ka dhënë gatishmërinë e tij klubit bardhezi për të zëvendësuar Alegrin në stol, për sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

You may also like