Caicedo: Shpresoj që Thiago Silva të kthehet në Chelsea si trajner

by admin
Spread the love

Thiago Silva njoftoi më herët sot se nuk do të zgjasë kontratën e tij me Chelsea dhe do të largohet nga klubi në verë.

Braziliani shtoi se dëshiron të kthehet në Chelsea në një rol  një ditë. Moises Caicedo mezi pret që të ketë qendërmbrojtësin si trajner te Chelsea.

“Ai është një legjendë”, tha mesfushori ekuadorian për Sky Sports. “Është e mrekullueshme të ndash shumë momente me të.

“Do të doja të luaja më shumë vite me të, sepse mund të mësoj shumë prej tij, brenda dhe jashtë fushës. Është vendimi i tij dhe ne duhet ta respektojmë këtë.

“Shpresoj se ai mund të kthehet këtu si trajner apo diçka e tillë, kështu që ne mund të mësojmë më shumë prej tij”, përfundoi Caicedo.

/GazetaBlic Sport

You may also like