Masimiliano Alegri nuk fshihet pas sfidës me Milanin: Vlahoviç zëvendësim normal, e di që jam në diskutim

by admin
Spread the love

“Mua më kanë mësuar që në këtë botë nuk ka asgjë të sigurt. Dhe mbi të gjitha, ajo që unë di është se në futboll nuk fitohet asnjëherë nëse nuk e çon topin në rrjetë”. Ironik dhe i sinqertë në dy fjali që tregojnë pikësëpari momentin zhgënjyes të Juventusit dhe faktin se edhe livornezi tashmë e di se rrezikon postin. Ndonëse kualifikimi në Champions afron edhe pas pikës me Milanin, 56-vjeçari do të donte ta kishte fituar duelin në “Allianz Stadium”.

“Unë jam i kënaqur nga ajo çfarë bëri skuadra në fushën e lojës, por topi në disa raste nuk donte të hynte, në të tjera nuk dinim ne ta dërgonim në rrjetë. Gjithsesi, e rëndësishme është që dy objektivat sezonal janë shumë pranë për ne. Ajo që shpresoj është vetëm që i gjithë ky fat i keq që po vuajmë tashmë të na kthehet në finalen e Kupës së Italisë, pasi nuk jemi edhe kaq skarco sa dukemi. Pranoj gjithashtu se nuk është e lehtë të luash tashmë për Juventusin, sepse është një moment vërtet i vështirë, peshon shumë mbi shpatulla, por na duhen edhe pak sforco dhe mund të ketë ndoshta edhe vend për kënaqësi në fund”.

VLAHOVIÇ NERVOZ – Lidhur me nervozizmin e shfaqur nga Dushan Alegri nuk shqetësohet aspak: “Zëvendësim normal dhe duhet ta pranojë, përndryshe do të nisnim dhe do të mbyllnim ndeshjet me të njëjtën njëmbëdhjetëshe. Vlahoviç kishte luajtur shumë mirë deri në atë moment, por unë mendova se duhej ndryshuar për të provuar diçka tjetër për minutat e mbetura dhe këtu mbyllet argumenti, duke qenë se Milik dhe Kieza më pas ndryshuan shumë ritmin e ndeshjes. Pastaj të mos harrojmë se na kanë mbetur ende ndeshje deri në fund, kështu që Dushan bën mirë të rrijë i qetë”.

NË DYSHIM – Në fund, përsa i përket të ardhmes së tij në Torino, Alegri vë duart përpara. Madje, tensioni ka pushtuar edhe trajnerin, aq sa pas vërshëllimës finale iu përgjigj ashpër një tifozi që e kontestonte mbi pankinën e tij, ndonëse në konference minimizoi: “Nuk ishte sherr, thjesht përshëndeta një mik… Unë në rrezik?Në jetë nuk mund të shkosh dakord me të gjithë. Dhe mua, mendoni, që më kanë kritikuar kur fitoja, merre me mend tani… Gjithçka është e pranueshme, sepse në këtë fazë të dytë nuk kemi bërë një figurë të mirë kështu që është normale. Gjithsesi, për gjithçka pyesni më mirë drejtuesit, nuk jam unë ai që vendos për skuadrën”, tha Alegri.

PANORAMASPORT.AL

You may also like