Zbulohen detaje mahnitëse për topin e ri që do përdoret në Botërorin “Katar 2022”

by admin
Spread the love

Adidas i ka prezantuar botës së futbollit topin e ri që do të jetë zyrtar i Botërorit të Katarit. Quhet “Al Rihla”, që në përkthim do të thotë “udhëtim” dhe siç thotë kompania që e prodhoi atë, është topi më i shpejtë i krijuar ndonjëherë.

Dhe më emocionuesja, për shkak të modeleve dhe ngjyrave në sipërfaqen e bardhë që do të “marrin jetë” kur topi të rrotullohet.

“Al Rihla” është topi i 14-të radhazi i Adidasit në Kampionatin Botëror të futbollit.

Pjesa e brendshme e topit është bërë në bazë të analizave të detajuara dhe të dhënave të përdorura nga testimet rigoroze në laboratorët e Adidas, tunelet e erës dhe në terren.

“Al Rihla” siguron nivelin më të lartë të saktësisë dhe besueshmërisë në terren, pjesërisht falë formës dhe sipërfaqes së re të vetë.

Ajo që krijuesit e topit të ri me krenari theksojnë, është bërë nga materialet më miqësore me mjedisin deri më tani, duke përdorur bojëra dhe ngjitës me bazë uji. Topi do të ketë dy teknologji të reja thelbësore: “ctr-core dhe speedshell”.

“Ctr-core” është një bërthamë inovative brenda topit që është akorduar për të përmirësuar saktësinë dhe qëndrueshmërinë, mbështet lojën e shpejtë dhe precize me formën maksimale dhe mbajtjen e ajrit, ndërsa “Speedshell” është një lëkurë topash poliuretani (PU) me tekstura mikro dhe makro dhe një panel të ri 20 – copë, duke përmirësuar aerodinamikën, saktësinë, stabilitetin e fluturimit dhe rrotullimin e gjuajtjes.

Kampionati Botëror i futbollit nis më 21 nëntor dhe mbyllet më 18 dhjetor, atëherë kur do të luhet finalja e madhe.

You may also like