Ylli gjerman nuk i beson më Bajernit, skuadra e re do të jetë mes Anglisë dhe Spanjës

by admin
Spread the love

Joshua Kimish është bërë i “zakonshëm” në raportimin e mediave europiane rreth së ardhmes. Trazirat me Kimishin si kryefjalë në “përplasjen” me trajnerin Tuhel apo “kryqëzimi” nga analistët e futbollit në Gjermani nuk kanë lënë shije aspak të mirë te 28-vjeçari.

Elementët në fjalë kanë dhënë indicien e duhur që ai të tërbohet me bordin, duke mos i besuar më. Përfundimi i këtij sezoni me shumë gjasa do të jetë i fundit në kampin e rekordmenëve të Bundesligës, ndonëse kontrata i përfundon në verën e vitit 2025.

“Sky Sport.de” favorizon si opsion më të pëlqyeshëm nga Kimish Premier Ligën dhe La Ligën, sesa zhvendosjen në Paris. Barcelona, Mançester Siti, Mançester Junajtid, Liverpul dhe PSG janë disa nga klubet që e kanë bërë publik interesimin në sigurimin e “regjisorit” gjerman.

PANORAMASPORT.AL

You may also like