Xhaferi: Sapo të vijë propozimi, menjëherë do të nis procedurën për ndryshime kushtetuese

by admin
Spread the love




Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot në takim me gazetarë, të fundit për këtë vit nuk ka thënë se kur do të fillojë procedura për ndryshime kushtetuese, duke theksuar se ai si kryetar i komitetit amë, është gati sapo të marrë propozimin ta fillojë këtë procedurë. Për zgjedhje të mundshme të parakohshme në pranverë në favor të ndryshimeve kushtetuese, Xhaferi mendon se duhet parë interesimi i procesit.

Xhaferi nuk është përgjigjur se kur do të fillojë procedura për ndryshimet kushtetuese dhe thotë se nuk ka pasur nevojë për një takim të drejtpërdrejtë mes kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit për të diskutuar për një çështje për të cilën kryeministri dhe palët e tjera kanë deklaruar publikisht se aktualisht nuk ka shumicë adekuate, se po zhvillohen diskutime me të gjithë.

“Edhe në momentin kur ata konsiderojnë se i kanë kushtet për të nisur një iniciativë, unë jam i gatshëm si kryetar i Komisionit dhe i Kuvendit të veproj sipas procedurës, pasi të merret iniciativa më tutje”, theksoi Xhaferi.


You may also like