Mbyllet pa fitues ndeshja në “Allianz Arena”

by admin
Spread the love

Bayern Muncheni dhe Real Madridi kanë barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Dueli i luajtur në stadiumin “Allianz Arena” ka përfunduar me rezultatin 2:2 dhe gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Santiago Bernabeu” të Madridit.

Bayerni tregoi lojë më të mirë, ishte më dominues dhe regjistroi më shumë raste shënimi por nuk arriti ta mposht Realin në Munchen.

Në fakt, Reali avancoi në minutën e 24-të me anë të Vinicius Juniorit, rezultat me të cilin edhe përfundoi pjesa e parë. Bayerni u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke shënuar dy gola dhe krijuar avantazh 2:1.

Fillimisht, Leroy Sane barazoi shifrat në minutën e 53-të, përpara se sulmuesi Harry Kane të realizoi golin e epërsisë për bavarezët nga penalltia katër minuta më vonë.

Megjithatë, Reali e siguroi barazimin në minutën e 83-të, ku sërish shënoi Vinicius Junior por këtë herë nga penalltia.

Dueli i kthimit mes këtyre dy skuadrave, luhet pas një jave, ku edhe do të përcaktohet finalisti i Championsit.

You may also like