TEL AVIV – Netanyahu: Urdhërarrestet e ICC-së për izraelitët do të ishin ‘krime të urrejtjes’

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 30 prill /ATSH-DPA/- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër lëshimin e mundshëm të urdhërarrestit kundër tij dhe izraelitëve të tjerë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë.

“Nëse gjykata vendos të lëshojë urdhërarreste, do të ishte një krim i paprecedentë i urrejtjes antisemitike, tha sot Netanyahu në një fjalim.

“Një hap i tillë do të shkelte të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje pas masakrës së Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar”, shtoi ai.

Netanyahu foli për një “shtrembërim të drejtësisë dhe historisë” dhe këmbënguli se urdhër-arrestet e mundshme nuk do të kishin ndikim në dislokimin e forcave izraelite në Rripin e Gazës.

“Asnjë vendim, qoftë në Hagë apo gjetkë, nuk do të zvogëlojë në asnjë mënyrë vendosmërinë tonë për të arritur të gjitha qëllimet e luftës”, tha kryeministri izraelit.

Sipas raporteve, kryeprokurori i ICC-së, Karim Khan, mund të lëshojë urdhër-arreste ndërkombëtare kundër kryeministrit Netanyahu, ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Herzi Halevi këtë javë.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ndjek penalisht individë për krime të dyshuara lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocidi.

Izraeli nuk e njeh gjykatën, por territoret palestineze janë palë shtetërore, kështu që prokurori është i autorizuar të hetojë.

Ligjërisht, një urdhër-arresti i ICC-së kundër personave të interesuar do të nënkuptonte se shtetet që kanë nënshkruar statutet e ICC-së do të detyroheshin t’i arrestonin këta persona dhe t’i dorëzonin në gjykatë nëse hynin në territorin e këtyre shteteve.

Presidenti izraelit, Isaac Herzog gjithashtu theksoi sot të drejtën e pakufizuar të Izraelit për të liruar pengjet dhe për të mbrojtur qytetarët e tij.

“Shteti dhe ushtria izraelite po punojnë në përputhje me ligjin ndërkombëtar për të arritur këto qëllime”, shkroi Herzog në platformën X, dikur Twitter.

ICC nuk ka dhënë asnjë indikacion publik se urdhër-arrestet mund të jenë të pashmangshme.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like