Ky, këngëtari më i pasur në Ballkan sipas amerikanëve – Shqip

by admin
Spread the love

Sipas portalit amerikan Celebritynetworth, Zdravko Çoliç është një nga “këngëtarët më të fuqishëm në Ballkan”.

Sipas të dhënave të vitit 2021, pasuria e tij vlerësohej në 25 milionë euro.

 “Cola është Tom Jones serb. Ai ka nxjerrë 15 albume dhe ka statusin e këngëtarëve më të shtrenjtë në Ballkan. Në vitin 2019 vendosi një rekord absolut me gjashtë koncerte radhazi në Arena-n e Beogradit, ku e dëgjuan 110.000 njerëz”, është shkruar në Celebritynetworth.

Zdravko Çoliç ende thotë se “financat kanë qenë gjithmonë pika e tij e dobët”, ndonëse me profesion është ekonomist.

Këngëtari i njohur gjatë gjithë dekadave të një popullariteti të jashtëzakonshëm, i cili ende nuk po zbehet, ka mbajtur larg publikut “biznesin privat” dhe jetën e tij familjare dhe asnjëherë nuk ka dashur të theksojë fitimet që i ka sjellë karriera, e cila i daton që në vitet ’70-të.

Ky serbo-boshnjak u nis për të qenë sportist, duke qenë dhe një ndër garuesit atletikë në 100 metra, në rininë e tij, por më pas devijoi në muzikë. Interesant është fakti se aty e yshti një boshnjak musliman, miku i tij Nedim Idrizoviç, i cili e këshilloi që të shkonte në një konkurs kënge, ku dhe nisi të afirmohej si këngëtar. Prej aty, Zdravko Çoliç, do bëhej një ndër emrat më të mëdhenj të muzikës në ish-Jugosllavi, karrierë të cilën e vijon dhe në pleqëri, duke qenë në pamje krejt pa moshën reale. /tesheshi.com/  

 

You may also like