UKRAINË – Qeveria njofton 392 milionë dollarë shtesë për blerjen e dronëve

by admin
Spread the love

KIEV, 30 prill /ATSH-DPA/- Kabineti i Ministrave të Ukrainës ka njoftuar 15,5 miliardë hryvnia shtesë (392 milionë dollarë) për blerjen e dronëve për nevojat e Forcave të Mbrojtjes, tha sot kryeministri Denys Shmyhal.

“Sot, qeveria akordoi 15,5 miliardë hryvnia shtesë për blerjen e 300,000 dronëve për forcat e armatosura të vendit. Fondet do t’i shkojnë administratës së Shërbimit Shtetëror të Komunikimeve dhe Informacionit Special, i cili është përgjegjës për prokurimin përkatës”, tha Shmyhal.

Shmyhal vuri në dukje se ky është një fond shtesë për 43,3 miliardë hryvnia (1,08 miliardë dollarë) të ndara tashmë për dronët këtë vit.

Ukraina ka zgjeruar me shpejtësi prodhimin e dronëve të llojeve të ndryshme nën presionin e Rusisë, e cila nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të vendit më shumë se dy vjet më parë.

Javët e fundit, ajo gjithashtu ka sulmuar gjithnjë e më shumë territorin rus me këto armë.

Ministria ruse e Mbrojtjes në Moskë tha sot se tre dronë luftarakë ukrainas ishin kapur mbi rajonet kufitare të Belgorodit dhe Kurskut.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like