Vokshi zbulon lëvizjen e radhës: Çfarë do të bëjë opozita pas protestës së 7 korrikut

by admin
Spread the love

Deputetja opozitare Albana Vokshi ka komentuar ngjarjet e fundit dhe protestën e 7 Korriku të organizuar nga opozita PD-LSI, shkruan Lajme.al

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm që nuk mjaftojnë vetëm strukturat e PD-së për të reaguar, duhet reagim qytetar. Kjo protestë ishte kombëtare dhe doli përtej strukturave të PD-së. Kishte qytetarë të lirë që nuk kishin frikë të protestonin edhe pas shantazheve e presionit të administratës së Ramës.

Është krijuar tashmë një “Front për Shpëtimin e Shqipërisë” me pjesëmarrjen e shumë aktorëve të shoqërisë cilive, palëve të interesit, shoqatave të profesionistëve të lirë, që janë ndër qytetarët që rëndohen më shumë me politikat e qeverisë së Ramës dhe taksimit.

Është krijuar pra një front që shumë shpejt do të bisedojë për hapat e radhës, lëvizje të mosbindjes civile, kalendar protestash, sepse protesta do të duhet të shpërndahet në të gjithë Shqipërinë, në çdo rrugë e lagje.

Ky front përtej drejtuesve të PD-së do të përcaktojë kalendarin. Nuk ka kthim pas. Deri në shkundjen e qeverisë për të respektuar të drejtat e liritë e qytetarëve por nëse nuk reagon…

E keni parë që ka reaguar këto ditë, për katër ditë kanë ndryshuar 4 herë çmimet e naftës. Një ditë para protestës, nxori dy ministre për të njoftuar rritjen e pagës, megjithëse qesharake…

Protesta është gjithmonë e suksesshme nëse jemi bashkë dhe nuk shfrytëzohet për kapital politik, por për të mbrojtur e respektuar liritë e të drejtat e qytetarëve”, theksoi deputetja.

You may also like