Vogëlushja bie nga kati i 5-të i pallatit, kalimtari bëhet “hero” dhe e kap në ajër

by admin
Spread the love

Një 37-vjeçar në Torino është bërë heroi i ditës, teksa ka qëlluar në vendin dhe kohën e duhur, për të pritur në krahët e tij, një vajzë 5 vjeçare që ka rënë nga kati i 5-të i një pallati.

Mattia Aguzzi po kalonte në rrugë me të dashurën e tij kur pa vogëlushen të varur në ballkonin e pallatit në rrugën Nizza 389 në periferi të Torinos që u shkëput.

Ai vrapoi për ta kapur atë dhe zbuti shpejtësinë dhe forcën me të cilën vajza preku tokën.

5-vjeçarja, prindërit e së cilës ndodheshin në shtëpi në momentin kur ndodhi ngjarja, u transportua teksa ishte e vetëdijshme, në spitalin e fëmijëve Regina Margherita.

“Heroi” që e shpëtoi pësoi një traumë në gjoks dhe krah pas goditjes që mori kur priti vajzën.

“Dëgjuam një djalosh nga ndërtesa përballë që bërtii. Ngritëm sytë dhe pamë këtë vajzë të vogël të varur në parvaz”, rrëfeu e dashura e Mattia-s.

“I dashuri im i thirri asaj duke i thënë që të qëndronte pa lëvizur dhe unë vrapova ti bija të gjitha zileve të pallatit, por kur u ktheva ajo tashmë kishte rënë. Mattia e kapi në fluturim, nuk e di si e bëri. Menjëherë pasi pamë që vajza e vogël nisi të qante psherëtimë të lehtësuar se kuptuam që ishte gjallë”, shtoi ajo.

You may also like