VMRO me akuza për Antikorrupsionin: Pse keni heshtur për Merkon edhe pse i keni ditur skandalet e tij?

by admin
Spread the love

VMRO-ja opozitare ka reaguar sot pas daljes publike të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e në lidhje me rastin e Ramiz Merkos dhe akuzave ndaj tij për korrupsion, përcjell KlanM.

Sipas VMRO-DPMNE-së, KSHPK0ja ka pranuar sot se kanë reaguar para 4 viteve për një rast ku ekzistonte dyshimi i bazuar për kriminalitet të kryetarit të Komunës së Strugës, Merko, por që Këshilli Gjyqësor, sipas VMRO-së, i kontrolluar politikisht nga LSDM dhe BDI, e kanë shuar si rast.

Dy pyetje shtrohen hapur: Pse Antikorrupsioni heshti për 4 vjet edhe pse dinte për skandalet e Merkos dhe kush nga pushteti i LSD-së dhe BDI-së i bëri presion Këshillit Gjyqësor për mbylljen e rastit të kryetarit të Strugës? Kuptohet që dorëheqjet në Këshillin Gjyqësor janë gjëja më e vogël, sepse kërkohet dorëheqja e gjithë qeverisë. Krimi është thellësisht i metastazuar në të gjitha institucionet e shtetit”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

You may also like