VMRO-DPMNE insiston në zgjedhje të parakohshme – Shqip

by admin
Spread the love

PUSHTETI THOTË SE NUK ËSHTË KOHA

Përderisa opozita insiston në zgjedhje të parakoshme parlamentare pushteti thotë thotë se tani nuk është momenti, nga partitë në pushtet vlersojnë se duhet mobilizim e subjekteve poltike për ndryshimet kushtetuese.

Viti 2023 për partitë politike në vend nisi me debate se a do të ketë apo jo zgjedhje të parakoshme parlamentare. E për të njëjtën nuk ka munguar as edhe një ditë që të mos ketë komunikata për media nga partitë politike, shumica e tyre thuajse të ngjashme, partitë opozitare insistojnë në zgjedhje të parakoshme kurse pushteti vlerson se nuk është koha. Më këmbëngulëse në këtë drejtim është partia opozitare VMRO-DPMNE e cila nuk haron as edhe  një ditë të vetme për tia rikujtuar pozitës se nuk ka alternativë tjetër e duke  akuzuar se po e mba peng shtetin me politika destruktive. Tani më nga VMRO-thonë se zgjedhje të parakoshme duan edhe deputetët e LSDMS.

 “Kovaçevski dhe Zeçeviq duan çdo muaj më tepër pushtet, e dinë se populli nuk do t’i zgjedhë më, ato mund të jenë aty pa zgjedhje si tani. Kovaçevski ikë nga zgjedhjet që të munden firmat e kumbarit të tij dhe familjes së tij të ngushtë të zgjerohen nëpër shtet. Kovaçevski dhe Zeçeviq janë të frikësuar dhe e mbajnë LSD-në dhe shtetin në robëri, e ato janë të vendosur si kalorës të Ahmetit dhe e dëgjojnë Zajazin dhe Strumicën. Është koha që Kovaçevski dhe Zeçeviq të guxojnë, karierat e tyre janë në shënjesëtr, por nuk mundet i gjithë shteti të jetë rob i tyre”, thuhet në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së.

Nga partia në pushtet LSDM thonë se Mickovski nuk ka ofertë tjetër prandaj insiston në zgjedhje të parakoshme.

”Mickoski nuk ka qëndrim për asnjë çështje të rëndësishme shtetërore apo strategjike, nuk ka ofertë politike për qytetarët.Ai thjesht ulet mënjanë, i trembur për vendin e tij në Pallatin e Bardhë dhe vajton për zgjedhje, tërësisht në duart e të majtës dhe nën hijen e Nikolla Gruevskit. Vërtetimi publik i Mickoskit, i cili vetëm shqetësohet për vendin e tij, nuk do t’i ndalë as reformat, as përparimin e vendit” – thonë nga LSDM.

Gjatë ditës së djeshme edhe partitë shqiptare dolën me qëndrim për zgjedhjet e parakoshme nga BDI thonë se duhet përqëndrohemi në ndryshimet kushtetuese ku sipas dhefit të diplomacies Bujar Osmani nga BDI nëse nuk arrijmë deri në nëntor të mbyllim ndryshimet kushtetuese, do të ndërpriten bisedimet me BE-në. Në një vijë janë edhe nga Partia Alternativa  të cilët kërkojnë angazhim nga partitë politike për ndyshimet kushtetuese e për zgjedhje të parakoshme parlamentare. /KlanMacedonia/

You may also like