VLEN: LSDM-BDI kanë lejuar spiunimin e zyrtarëve amerikan

by admin
Spread the love

Ministria e financave të SHBA-ve ka sanksionuar kompaninë amerikane “Side Rocks” për spiunime me softuerin predator. Këtë e bëjnë të ditur nga koalicioni VLEN duke thënë se drejtori i kësaj kompanie Izraelite, Ivo Malinkovski është i afërt me qeveritarët e Maqedonisë. Blerant Ramadani nga opozita shqiptare bën të ditur se pushtetarët e vendit tonë kanë ditur për veprimet e kësaj kompanie prej në vitin 2022, si dhe ai shton se para syve të tyre kanë spiunuar zyrtarë amerikanë, skandal siç e quajnë antiamerikan dhe antiperendimor.

“Të gjitha këto skandale vërtetojnë se Maqedonia e Veriut nën pushtetin LSDM-BDI është shëndrruar në çerdhe antamerikane dhe antiperendimore. Si anëtare e NATO-s ajo është bërë në rolin e kalit të trojes, nëpërmjet të cilit forca të errëta të cilët e cenojnë sigurinë e partnerëve tanë amerikan dhe evropian. Pas të gjitha këtyre skandaleve ne si VLEN bëjmë këto pyetje: Si është e mundur që nga një anëtar i NATO-s të spyunohet zyrtarë të lartë amerikan?! Pse Maqedonia e Veriurt nuk ka ndërrmarë asgjë për shkatërrimin e softuerit predator të firmës “Side Rocks” edhe pse ka qenë e alarmuar 2 vjet më parë?! A përdoret softueri predator për spiunim edhe në Maqedoninë e Veriut?! A ka vazhduar kjo Qeveri me taktikat e Mihajllkovit?!”, tha Blerant Ramadani nga VLEN.

MARKETING



You may also like