VJENË – Rusia tërhiqet nga Traktati Gjithëpërfshirës i Ndalimit të Testeve Bërthamore

by admin
Spread the love

VJENË, 7 tetor /ATSH-DPA/ – Kreu i Organizatës së Traktatit të Ndalimit Gjithëpërfshirës të Testeve Bërthamore (CTBTO), Robert Floyd, ka paralajmëruar se Rusia mund të tërhiqet nga Traktati Gjithëpërfshirës i Ndalimit të Testeve Bërthamore (CTBT).

“Do të ishte shqetësuese dhe jashtëzakonisht për të ardhur keq nëse ndonjë shtet nënshkrues do të rishqyrtonte ratifikimin e CTBT-së”, tha Floyd.

Presidenti rus, Vladimir Putin tha të enjten se Rusia teorikisht mund të anulojë ratifikimin e CTBT.

Traktati u miratua në vitin 1996 dhe parashikon një ndalim të plotë të shpërthimeve bërthamore. Nuk ka hyrë ende në fuqi sepse jo të gjitha shtetet që kanë teknologji bërthamore e kanë ratifikuar atë.

“CTBT ka krijuar një normë të fortë kundër testimit bërthamor dhe jep një kontribut të paçmuar për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare për njerëzimin”, tha Floyd.

Organizata me qendër në Vjenë operon një rrjet global stacionesh monitorimi që mund të zbulojnë testet bërthamore me anë të valëve të presionit dhe gjurmëve kimike dhe bërthamore.

Sipas Floyd, 32 nga stacionet ndodhen në Rusi. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like