(VIDEO) Zaev: Nuk kthehem në politikë, nuk kandidoj për president?!

by admin
Spread the love




Ish-kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev nuk ka ndërmend të ri-kthehet në politikë. Ai thotë se nuk do të kandidohet për president  të rebublikës dhe se nuk do të merret më me politikë, por do ta mbështesë qeverinë. Zaev thotë që oponentët e tij të jenë të qetë, pasi ai nuk do ti ri-kthehet politikës.

ZORAN ZAEV

“Nuk kam ndërmend të kthehem në politikë dhe t’ua lehtësoj disa njerëzve, si për hir të fondacionit Zaev ashtu edhe për hir të aktiviteteve të mia shoqërore, e dua popullin tonë, e dua vendin. Nuk kam ndërmend të kandidoj për president të vendit, le të prehen në paqe. Unë kam njëzet vjet në politikë, do ta ndihmoj këtë dhe çdo Qeveri të ardhshme, kam një trashëgimi brenda, kam marrë vendime të mëdha. Unë dua që njerëzit e mi të kenë sukses, dua që vendi të ketë sukses

Zaev thotë se është  bukur që të sqarohesh, si për kohën kur ishte në opozitë ashtu edhe në kohën kur ishte në pushtet

ZORAN ZAEV

“Është bukur të sqarohesh. Nuk po flas vetëm për kohën kur isha politikan për opozitën time në atë kohë dhe për njerëzit e mi nga LSDM, dhe për partnerët e koalicionit dhe për opozitën – Zaev nuk do të vazhdojë.  Këtu është një çështje e rëndësishme, kam tema të rëndësishme për të përcjellë, kjo temë mund t’ia lehtësojë dikujt, por njerëzit janë të interesuar për gjithçka”.

Kujtomë se Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut pas disfatës së thellë të partisë së tij, Lidhjes Social-Demokrate, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën 31 tetor në këtë vend.

Samir Mustafa /SHENJA/

 


You may also like