(VIDEO) VMRO: Pendarovski ishte “president mumje”

by admin
Spread the love

Kandidatura presidenciale ka nxitur debate dhe akuza ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Dafina Stojanovska deputete e VMRO DPMNE-së tha se traditën nga qeverisja e Stevo Pendarovskit nuk guxon ta vazhdojë presidenti i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë.

DAFINA STOJANOVSKA, DEPUTETE E VMRO-DPMNE-SË

“Tradita do të thotë gjithashtu të trashëgosh diçka që ishte e mirë. Në rastin konkret, meqë po flasim për konventën e sotme në të cilën duhet të zgjedhim kandidatin tonë për president të ardhshëm të Republikës së Maqedonisë, mendoj se e vetmja gjë që duhet të bëjë kandidati është të mos vazhdojë traditat e presidentit aktual të Republikës së Maqedonisë, sepse fatkeqësisht 5 vitet e kaluara mendoj se Maqedonia kishte një president mumje, një president që nuk reagonte fare kur kishte nevojë populli”.

Bogdanka Kuzeska nga LSDM deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare qytetarët kanë mundësi të zgjedhin drejtimin e vendit dhe se VMRO-DPMNE ofron vetëm kthim prapa, siç thotë ajo për të ngecur sërish 11 vite pa asnjë progres.

BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

“LSDM është opsioni i vetëm që ofron shpresë dhe përparim të vazhdueshëm në rrugën e drejtë. Ndonëse rruga drejt Europës është e gjatë dhe e vështirë, është e vetmja që mund të sjellë ndryshime thelbësore pozitive për vendin tonë dhe për të ardhmen e tij të sigurt. Ne bëmë gjithçka që kjo të ndodhë, ndërkohë që DPMNE opozitare bllokoi. E vetmja mënyrë për një transformim të madh të shoqërisë maqedonase është që të bëhet anëtare e BE-së”.

Ajo që Mickovski dhe DPMNE ofrojnë së bashku me Siljanovskën është të heqim dorë nga e ardhmja, tha Kuzeska.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like