Mickoski ndanë resorët pa fituar zgjedhjet – Davkova bën thirrje për unitet! – Shqip

by admin
Spread the love

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Në rrethin e dytë nisim nga zeroja – tha gjatë tubimit në Komunën Mavrovë – Rostushë, kandidati presidencial, Stevo Pendarovski.

Ai, në rrethin e dytë zgjedhor pret votat e pesë kundërkandidatëve të tjerë që në rrethin e parë fituan 330.00 vota.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Pendarovski adresoi kritika ndaj liderit të opozitës maqedonase.

“Nga deklaratat e liderit të VMRO-DPMNE-së shohim se ai po lut partitë tjera, me të cilët gjoja ka bërë marrëveshje për qeverinë, që ata t`i transferojnë vota kundërkandidates sime. Nuk kam parë nënçmim më të madh për votuesit. Nëse ndash resoret dhe pushtetin para se ta fitosh, ti je një manipulues politik. Për këtë duhet të vendosin qytetarët” – tha Stevo Pendarovski, LSDM dhe Koalicioni.

“Mos lejoni që LSDM-ja dhe BDI-ja të vendosin ndasi të reja! Është koha për unitet” – ka theksuar gjatë tubimit në Demir Hisar, kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.

“Stimulojnë ndasi! Mos lejoni ndasi sipas përcaktimeve etnike, fetare, sociale, ideologjike. Nuk është koha për ndasi po për unitet. Unë ju them se do të ketë unitet. Midis presidentes dhe qeverisë, por edhe unitet të pandashëm me popullin, me qytetarët” – tha Gordana Siljanovska Davkova, VMRO dhe Koalicioni.

Fushata e stërzgjatur për zgjedhjet e dyfishta, po hynë në fazën finale, kurse kandidatët presidencial vazhdimisht bëjnë thirrje për dalje masovike në zgjedhjet e 8 majit. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

You may also like