(VIDEO) VMRO-DPMNE nis publikimin e emrave të personave që nuk e deklaruan pasurinë

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE, ka filluar sot të bëjë publike emrat e zyrtarëve shtetrorë, të cilët sipas tyre, posedojnë pasuri të padeklaruar. Partia opozitare maqedonase pretendon që 123 zyrtarë shtetrorë fshehin pasurinë e tyre prej 30 milionë eurove nga opinioni, në të cilën përfshihen shtëpi, apartamente, vila, ambiente biznesi.

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, tha se një ndër zyrtarët shtetërorë, që ka pasuri të padeklaruar është Albert Musliu, që sipas tij, shtiret si  ekspert dhe analist, por në anën tjetër fshehet pas LSDM-së.

BRANE PETRUSHEVSKI, DEPUTET I VMRO DPMNE

“Çfarë  fshehë Albert Musliu?  Sipas hetimeve tona, Musliu në emrin e tij personal posedon shtëpi në Shkup 118 metra katrorë dhe banesë në qendër 81 metra katrorë. Musliu figuron edhe si themelues dhe pronar i disa subjekteve juridike dhe shoqatave të qytetarëve. Përkatësisht, ai është themelues i një Asociacioni dhe i një kompania tregtare”.

Nga partia opozitare Vmro, kanë akuzuar  se pasurinë e fshehë edhe avokati Ivica Jevtiç, sipas tyre, Jevtiç është avokati më i njohur i LSDM-së.

BRANE PETRUSHEVSKI-DEPUTET I VMRO DPMNE

“Por çfarë fsheh Jevtic? Nga analiza që kemi bërë shihet se Jevtic posedon një banesë në Shkup në emër të tij, që nga viti 2015 është themelues i Shoqërisë ligjore Tosiç dhe Jevtiç, ndërsa në nëntor 2020 ka themeluar kompaninë ndërtimore FIZ Construction DOOEL Shkup. Jevtic, përveç avokatit të LSDM-së, ishte edhe vetë zyrtar partiak, si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të partisë”.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së,Petrushevski,  më tej ka përmendur edhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike, “Pyjet e Maqedonisë”, Valentin Gruevski dhe Novica Peçinski, anëtar i Bordit të Drejtorëve të “Shtëpisë së Shëndetit të Berovës”.

Nga VMRO, deklarojnë se në ditët në vijim do të vazhdojnë edhe me publikimin e disa emrave të zyrtarëve tjerë të cilët sipas tyre, nuk e deklarojnë pasurinë.

Samir Mustafa /SHENJA/ 

You may also like