(VIDEO) Vazhdon skriningu, në agjendë lëvizja e lirë e mallrave

by admin
Spread the love




Kapitulli 1 –Lëvizja e lirë a mallrave nga Klasteri i 2-të – Tregu i brendshëm  ishin sot në agjendën e takimeve të skriningut të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian në Bruksel .

Lëvizja e lirë e mallrave paraqet një nga 4 liritë themelore mbi të cilat është i ndërtuar dhe funksionon Tregu i vetëm i Bashkimit Evropian. Legjislacioni dhe implementimi institucional i lëvizjes së lirë të mallrave paraqet bazën e zhvillimit ekonomik.

Zv/Negociatorja kryesore e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian  Drita Abdiu-Halili theksoi se lëvizja e lirë e mallrave është e një rëndësie të veçantë, nga vetë fakti se 75% e tregtisë së përgjithshme brenda BE-së përbëhet nga mallrat dhe kjo gjeneron mbi 20% të Prodhimit Bruto të Brendshëm të Bashkimit Evropian. Maqedonia e Veriut ka arritur të harmonizojë pjesën më të madhe të legjislacionit për këtë kapitull, dhe institucionet bartëse të këtij procesi kanë statusin e entiteteve të pavarura juridike. Tregu i vetëm i BE-së ju ndihmon shteteve anëtare të ndërtojnë ekonomi të zhvilluara dhe të qëndrueshme.

Sa i përket tregut të vetëm të BE dhe lëvizjes së lirë të mallrave legjislacioni i BE-së fillimisht ishte i fokusuar në heqjen e barrierave tregtare, kurse sot tregu i vetëm i Bashkimit Evropian adreson edhe qëllime të tjera strategjike të kohës, si që janë normat mjedisore dhe të drejtat e njeriut.

Gjatë javës do vazhdojnë seancat e skriningut shpjegues për Klasterin e 2-të, që pritet të përmbyllet për 2 javë, për të vazhduar në Klasterin e 3-të – Konkurrenca dhe zhvillimi gjithëpërfshirës.

Prej 11 nëntori deri më 9 dhjetor të këtij viti, do vazhdojë faza e dytë e skriningut, gjegjësisht atij bilateral. Në këtë proces Maqedonia e Veriut do të paraqesë shkallën e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, strukturën institucionale të zbatimit të ligjit. /SHENJA/


You may also like