VIDEO/ Udhëheqin “gjigantët” e La Liga, Barça e Atletico dominojnë çerekfinalet e Champions League

by admin
Spread the love

Padyshim janë duke dominuar lojën, ndaj kundërshtarëve respektivë, me “Katalanasit” e Barcelona dhe “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, që po udhëheqin në sfidat ndaj Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund, sfida këto të vlefshme, për xhiron e parë, të çerekfinaleve, të UEFA Champions League.

Në “Parc des Princes”, një gol i Raphinha, në minutën e 36’-të, të sfidës ka mjaftuar për të udhëhequr ndaj vendasve, në fundin e pjesës së parë, me “yllin” brazilian, i cili përfiton nga një rrëmujë në zonën e “Katalanasve”, për të ngulur topin me një goditje ponte, pas shpatullave, të “shtatlartit” italian, Gianluigi Donnarumma, i cili ka patur edhe fajin e tij në disa raste, gjatë këtij fraksioni.

Në krahun tjetër, “Los Colchoneros” të Diego Simone po dominojnë totalishtë “Verdhezinjt” e Edin Terzic, me Rodrigo De Paul e Samuel Lino, që shënuan nga një gol, në minutat 5’ e 32’, falë “përgjumjes”, së prapvijës gjermane, teksa deri në këto momente janë me “një këmbë”, në fazën gjysmëfinale, të UEFA Champions League.

Tashmë e vetmja gjë çka nga mbetet është të ndjekim pjesët e dyta, të këtyre sfidave, që pritet të jenë spektakolare, me Mbappe me shokë, që do të kërkojnë “kthesën” ndaj “Blaugranave”, ndërsa “Bardhekuqtë” e Madridit, të “hipotekojnë” kalimin në fazën tjetër, që në ndeshjen e parë, të çerekfinaleve. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT

Paris Saint-Germain 0 – 1 Barcelona 

Goli i Raphinha, 0-1

Atletico Madrid 2 – 0 Borussia Dortmund

Goli i Rodrigo De Paul, 1-0

Goli i Samuel Lino, 2-0

 

You may also like