(VIDEO) Transparence Internacional: Çdo i treti tender vitin e kaluar është bërë pa konkurrencë

by admin
Spread the love

Çdo i treti tender vitin e kaluar është bërë pa konkurrencë, padi penale për kryetar komune, ish drejtor të Fondit Pensionale dhe të punësuar tjerë në institucione publike të korruptuar, politikanë në listën e zezë, këto janë disa nga ngjarjet që kanë karakterizuar muajin që lam pas. Kështu qëndron në raportin e ri të Transparency International, për korrupsionin.

Ngjarjet siç i quan “të turbullta” Transparency që kanë karakterizuar muajin mars janë: SHBA ka vendosur Stevço Jakimovskin dhe Katica Janevën në Listën e Zezë për korrupsion.

Zyra Evropiane për luftën kundër mashtrimit kërkon që Maqedonia të kthej 2.2 milion euro, përshkak të keqpërdorimeve që janë bërë përmes programit Erasmus + nga viti 2016-0218.

GREKO kritikoi mosndëshkimin e prokurorëve dhe ndikimiin e politikës në gjyqsor dhe poashtu kritika kishte për prejardhjen e pasuris së deputetëve dhe gjykatësve.

Revizioni Shtetëror ka vërtetuar një sërë mospërputhjesh nga ana e MASH për kushtet në konvikte studentore dhe standardin studentor.

Avokati i popullit paralajmëroi se përmbaruesit refuzojnë të zbatojnë ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve dhe përmbarimin në pjesën për parashkrimin e borxhit dhe i ngarkojnë qytetarët që atë ta bëjnë në afat prej 5 vitesh.

Nuk po zgjidhen rastet e denaconalizimit. Më shumë se 4 000 lëndë presin në sirtar me vite të tëra. Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like