(VIDEO) Tetovë, gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një shtëpie, policia kërkon autorët

by admin
Spread the love

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka dalë sot me informata më të detajuara lidhur me krismat që ndodhën mbrëmë në këtë qytet. Nga SPB theksojnë se nuk ka prsona të lënduat, ndërsa janë shkaktuar disa dëme materiale.

SPB- TETOVË

“Më datë 11.04.2024 në ora 22.45 në SPB-Tetovë, M.T. nga Tetova ka raportuar se në drejtim të shtëpisë së tij në rrugën e ‘Ilindenit’ në Tetovë, është qëlluar me armë zjarri nga një veturë ‘Volksëagen Polo’ në lëvizje. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëmtime në derën e hyrjes dhe muret e shtëpisë”.

Pas ekspertizës dhe pas masave të marra rreth orës 01.35 të datës 12.04.2024 në rrugën Tetovë- Kodra e Diellit është gjetur automjeti.  “Paraprakisht është raportuar se rreth orës 22:30 nën kërcënim të armës së zjarrit është marrë vetura e tipit “Polo” nga personi F.E. dhe babai i tij H.E.”, sqaron SPB-ja.

Disa media raportojnë se ky rast është vazhdimësi e vrasjes së dyfishtë që ndodhi para disa muajve para spitalit të Tetovës, ku  baba e bir u vranë, ndërsa i plagosur mbeti një person tjetër. Të tre ishin të afërm të vrasësit, ndërsa shkaku i vrasjes ishte marrëdhënia e pazgjidhur pronësore familjare.

/SHENJA/

MARKETING



You may also like