(VIDEO) Sofja zyrtare vlerëson se kontesti me Shkupin nuk mund të zgjidhet shpejt

by admin
Spread the love

Në një deklaratë të veçantë dërguar Këshillit të BE-së në lidhje me fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, Bullgaria fqinje njoftoi se nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj.

Bullgaria paralajmëron kushtëzim me figura historike kontraverze, lehtësim të investimeve bullgare në Maqedoninë e Veriut, Korridorin 8 dhe ndërprerje të kërkesës për njohjen e “minoritetit maqedonas” në Bullgari, të cilën e konsideron të pa bazë. Në dokument, Sofja përmend “gjuhën e urrejtjes” kundër shtetasve bullgarë në Maqedoninë e Veriut.

Problemi me emrin gjithashtu mbetet në kushtet e Bullgarisë. Ajo kërkon që emri i Maqedonisë së Veriut të përdoret vetëm me verzionin e gjatë “Republika e Maqedonisë së Veriut”, që të dallohet nga rajoni i Maqedonisë së Veriut.

Dokumenti i Sofjes dërguar Këshillit të BE-së

“Përdorimi i emrit Republika e Maqedonisë së Veriut të dallohet nga etniteti politik ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’ nga rajoni gjeografik ‘Maqedonia e Veriut’, ose si shënim verbal nga ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’ drejtuar anëtarëve të Kombeve të Bashkuara në mënyrë që të gjitha referencat ‘Maqedonia e Veriut’ t’i referohen etnitetit politik që është ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’ dhe përdorimi i emrit të shkurtër ‘Maqedonia e Veriut’ të mos japë ndonjë kuptim tjetër, i cili i referohet rajonit gjeografik të ‘Maqedonisë së Veriut’, pjesë që i përkasin territorit sovran të Bullgarisë”.

Sofja vlerëson se nuk janë të mundura zgjidhje të shpejta sepse marrëdhëniet mes dyja vendeve thonë se janë në fazë delikate.

Dokumenti i Sofjes dërguar Këshillit të BE-së

“Mos aplikimi nga Republika e Maqedonisë së Veriut të një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme, nuk i mundëson Bullgarisë të besoj se deklaratat jodetyruese do të ndihmojnë në zgjidhjen e situatës, përveç se nëse ka kërkesa të përshtatshme, të futura në kornizën negociuese”.

Sofja shpreh keqardhje që Maqedonia e Veriut nuk është përkushtuar sa duhet në negociatat me Bullgarinë.

Ato poashtu janë deklaruar se Bullgaria i bashkohet konsensusit të vendeve anëtare për miratimin e korrnizës negociuese për Shqipërinë dhe mbajtjen e  Konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, në bazë të meritave të këtij vendi kandidat.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

You may also like