(VIDEO) Snopçe: Të ndërpritet gërmimi i rërës në Konjare

by admin
Spread the love

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe i shoqëruar nga banorët e Konјares, para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kërkoi që të ndërpritet gërmimi i rërës në këtë fshat. Ai tha së gërmimet në këtë fshat po rrezikon jetesën e banorëve dhe dëmton ambientin ekologjik.  Snopçe theksoi se kompani e cila bënë gërmimin e rërës “EURO PROGORES” Dooel, ka kërkuar nga deputeti Snopçe që të kërkojë falje, për siç thonë ata, akuzat dhe shpifjet rreth kompanisë, në të kundërtën do të përballen me deputetin Snopçe përmes rrugës gjyqësore.

Halili Snopçe, deputet i ASH-së

“Ish këndi i lojërave për fëmijë në Kojnaren e Epërme tani është shndërruar në një kodër prej rëre, nëse nuk besoni shkoni dhe kontrollojeni aty për aty. Për mua nuk ka asnjë mëdyshje. Nxjerrja e rërës në këtë zonë shkatërron mjedisin dhe cilësinë e jetesës së popullsisë vendase dhe për këtë arsye konsideroj se koncesinoni për gropim përsëri  duhet të ndërpritet, pa mos më interesuar fare se kush është koncesioneri dhe se si ata e konceptojnë deklaratën time”

Banorët thonë se kanë presion të vazhdueshëm nga kompania që ka marrë koncesionin dhe nga autoritetet. Sipas tyre, u janë ofruar kompensime financiare, por që të njëjtat nuk i kanë pranuar pasi nuk janë të gatshëm që për kompensim financiar të rrezikojnë mjedisin ku jetojnë.

Banor i fshatit të Kojnares së Epërme

“Na kena problem të madh, sidomos ne që jemi të angazhuar shumë me këtë problem. Unë mbi 20 herë kamë qenë ne stacionin policor. Unë kam dalur me mbrojt jetën teme dhe të fëmijëve të mi. I kam me dokumente që kam paguar 7 dënime që e kam dëmtuar firmën. Kështu që ne kemi dert të madh,  kemi prej këtij grupi, prej te firma e deri tek ministri, domethënë në qoftë se ata nuk janë për një qytetar ata nuk janë as për as veten”

Banorët edhe më parë kanë reaguar për këtë problematikë, por janë hasur në  vesh të shurdhër, ndërsa përsëri kërkojnë nga autoritetet që të gjindet një zgjidhje.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

MARKETING




You may also like