Javë vendimtare, Milani këmbëngul për Lopetegin

by admin
Spread the love

Deklarata nga ultrasit, zemërata e tifozëve dhe hashtagu #Nopetegui nuk i kanë ndryshuar planet e Milanit për stolin. Klubi kuqezi është në kërkim të një trajneri të ri me profil ndërkombëtar dhe emri i identifikuar mbetet ai i Hulen Lopetegit. Asnjë hap prapa, zgjedhja është bërë. Tashmë ka një projektmarrëveshje siç e thamë dje në numrin e djeshëm të gazetës “Panorama Sport” tani po dalin edhe detajet: për baskun është gati një kontratë 3-vjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon. Ish-lojtari i Seviljes dhe Reali i Madridit ka lënë në pritje Uest Hemin, që duket shumë i interesuar, për t’i dhënë përparësi klubit milanez.

Dukshëm, kjo javë mund të jetë vendimtare për zgjedhjen. Me marrëveshjen e përfunduar mungon vetëm pohimi përfundimtar i Milanit ndaj Lopetegit. Drejtori Monkada e dëshiron veçanërisht pasi e ka identifikuar si profilin perfekt për projektin kuqezi. Tekniku iberik, i cili bëri tmerrësisht në aventurën e tij të vetme të madhe me një klub të madh (Real Madrid, i shkarkuar pas 4 muajsh pas një disfate të rëndë në ‘El Clasico’), është i freskët nga dy përvoja në krye të Seviljes dhe Uolverheamptonit. Në vitin 2020, me andaluzit fitoi Ligën e Europës kundër Interit, përpara se të largohej vjeshtën e ardhshme.

ALTERNATIVA – Në pritje të një zhvillimi përfundimtar, “Djalli” nuk i heq nga sytë mundësitë e tjera. Pista Fonsek mbetet në këmbë pasi kontrata e tij me Lilën skadon në fund të sezonit. Gjithashtu, mbetet për t’u kuptuar se çfarë do të ndodhë me Porton pas zgjedhjes së Vilash-Boashit si president i ri: Conçeicao, pavarësisht rinovimit disa ditë më parë, mund të mos konfirmohet dhe kështu emri i tij mund të rikthehet në modë për Milanin. Një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e trajnerit të ri do të luajë edhe Zlatan Ibrahimoviço, i cili po mendon gjithnjë e më shumë për Van Bomelin, ish-bashkëlojtarin e tij që tani drejton Antverpin. Pak shanse për të siguruar Tiago Motën, tashmë i bllokuar nga Juventusi. Te De Zerbi, një profil që pëlqehet nga tifozët, po bëhen vlerësime ekonomike pasi për ta marrë nga Brajtoni duhet paguar

You may also like