Besa në stilin e kampionit të vërtetë mundi Ohrin 4-0, Arsimi mundi Bashkimin 2-0 – Shqip

by admin
Spread the love

Pesë fitore të ekipeve vendase, dy barazime dhe një fitore e mysafirëve me gjithësejt 21 gol të shënuar është epilogu I ndeshjeve  të xhiros së 27 në ligën e dytë të futbollit vendor

Klubi i futbollit Besa e Dobërdollit si kampion i vërtet mundi Ohrin me rezultat të thellë 4-0 duke dëshmuar se kualifikimi në ligën e pare nuk ishte rastësisht. Autor të golave  pë ekipin kampion ishin Emir Skenderi  dy  gola, Filip Aleksovski dhe Oktaj Rakip nga një. Me tre pikët e sotme Besa me 70 pikë ka betonuar pozitën e parë me gjashtë më tepër se vendi i dytë dhe 14 më tepër se vendi i tretë

Pelisteri mundi Teteksin 3-0 dhe tanimë lirisht mund të thuhet se në kampionatin e ardhshëm 2024/2025 së bashku me Besën do të jenë pjesë e elite. Për Pelisterin shënuan Spirkovski, Hristov, dhe Ljamçevski

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Skuadra e Detonit Plaçkovica që sipas të gjitha  gjasave do të luan në balotazh për kualifikim në ligën e pare, sot barazoi pa gola me Osogovën që është rezultat zhgënjyes.

Ndeshje intresenta u zhvillua në stadiumin e Reçicës së Madhe mes  Arsimit të Çegranit dhe Bashkimi i Kumanovës që përfundoi me rezultatin 2-0 për vendasit me golat e Albin Ramadanit dhe Emran Ramadanit

Fitore  ka shënuar edhe Vardari I Negotinës që mundi Osogovën  3-0, Bellasica në Strugë mundi Karaormanin  4-0. Kozhufi në Gjevgjeli mundi Novacin  2-1, ndërsa ndeshja Skopje – Pobeda përfundoi me barazim  1-1.

Rezultatet: Besa – Ohri 4-0, Arsimi – Bashkimi 2-0, Detonit Plaçkovica – Kamenica Sasa 0-0, Skopje – Pobeda 1-1, Karaormani – Bellasica 0-4, Kozhufi – Novaci 2-1, Pelisteri – Teteksi 3-0  dhe Vardari (Neg) – Osogova 3-0

Tabela: 1.Besa 70 pikë, 2.Pelisteri 64, 3.Detonit Plaçkovica 55, 4.Arsimi 47, 5. Skopje 40, 6.Ohri 39,  7.Vardari (Neg) 38, 8.Bashkimi 38, 9.Bellasica 37, 10.Kozhufi 37, 11.Pobeda  28. 12.Novaci 28, 13.Teteksi 24, 14.Osogova 23, 15. Kamenica Sasa 20 , 16.Karaormani 15 pikë.

Në  xhiron e  28-të, më 4 maj në ora 16:00, takohen: Bashkimi – Pelisteri, Bellasica – Vardari (Neg), Kamenica Sasa – Kozhufi, Novaci – Karaormani, Ohri – Detonit Plaçkovica, Osogova – Skopje ., Pobeda – Arsimi dhe Teteksi – Besa. /TvKlan.mk

 

 

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

You may also like