(VIDEO) Shuhet zëri për drejtësinë në rastin “Monstra”

by admin
Spread the love

Shuhet nga jeta Bedri Ajdari, aktivisti për të drejtat e njeriut, veprimtari, zëri dhe familjari i të dënuarëve në rastin “Monstra” dhe jo vetëm. Lajmin e bënë të ditur familjarët e tij, natën e mbrëmshme, të cilët bënë me dije se varrimi i tij do bëhej të premten pas namazit të xhumas.

Ajdari për më shumë se një dekadë në mënyrë permanente i ka bërtitur padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve. Ai përveç se ishte veprimtar i palodhur, zëri i drejtësisë, luftëtar dhe humanistit për të drejtat dhe liritë e njeriut, Ajdari asnjëherë nuk ka nguruar së mbrojturi dhe duke ju dalë në ndihmë të akuzuarëve në rastin “Monstra”.

Atë shqiptarët e njohën përmes fakteve, dëshmive dhe zërit të së vërtetës në zbardhjen e rastit dhe demaskimin e procesit “Monstra”. Që pas rastit “Monstra” ai shumë herë ka organizuar protesta, duke kërkuar drejtësi për personat e dënuar në këtë rast, por edhe rastet tjera, me të denuar të pafajshëm shqiptarë.

Familjarë, miq, dashamirë e njerëz të mediave, shprehën pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të Ajdarit, duke e kujtuar si njeri që asnjëherë nuk ka rreshtur së luftuari për të drejtën dhe drejtësinë në shtet si dhe duke mbajtë mend kontrubutin që e ka dhënë ai për shqiptarët.

“Ishe simbol i rezistences qe kurrë nuk hoqe dorë për të kerkuar drejtesinë në një shtet në të cilin drejtesia nuk egzistonte”.

“Njeri i fjalës e me zemër të madhe”.

“Luftove padrejtësitë e vendit deri në frymen e fundit”.

“Do te jetojmë me mësimet, këshillat dhe ngrohtësin që gjetem tek ti gjithmonë kur të takonim, do te jesh përherë në kujtimet tona si njeri i dashur për të gjithë”. Këto ishin disa nga komentet në facebook, në kutjim të Bedri Ajdarit. Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like