VIDEO/ Rroca, Ethemi e Topalli “show”, gola e asiste për Istanbulspor

by admin
Spread the love

Istanbulspor flet shqip. Skuadra turke ka mposhtur me rezultatin 4-2 në transfertë Erzurumspor dhe protagonistë absolutë kanë qenë Valon Ethemi dhe Eduart Rroca.

Mesfushori anësor ka dhënë asistin në golin e parë të Yazgan. Ky i fundit shfrytëzoi krosimin perfekt nga këndi të ish-it të Kukësit.

Ethemi ndërkohë shënoi golin e tretë për Istanbulspor, në minutën e 75-të, ndërkohë që më parë e kishte marrë skenën Eduart Rroca me golin e dytë të skuadrës së tij.

Protagonist ishte edhe Jetmir Topalli, që për pak desh shënoi nga 55 metra. Portieri vendas i mohoi golin më të bukur të karrierës.

Istanbulspor me fitoren e marrë është shumë pranë finales së play-off. Të dielën luajnë duelin e kthimit me Erzurumspor. / oversport.v

You may also like