(VIDEO) Radhë të gjata para Ministrisë së Ekonomisë për të dorëzuar dokumentet për vauçerë turizmi

by admin
Spread the love

Interesimi i madh i qytetarëve për ‘ti shfrytëzuar vauçerët e turizmit, ka bërë që ata të presin rradhë për ti dorëzuar dokumentet e nevojshme në ministrinë e ekonomisë. Qytetarët thonë se do të ishte më e kapshme nëse institucionet do ti kishin thjeshtësuar procedurat e grumbullimit dhe dorëzimit të dokumenteve.

QYTETAR

“Është për të ardhur keq, ja në çka po ngjan kjo. Çka është kjo që po na malltretojnë . Në fund të fundit nuk duhet të jepen aspak vauçerë, çka është kjo kush vjen i pari hyn i pari, duhet të funksionojë ndryshe kjo”.

QYTETAR

“Qe 1 orë e gjysë që jam këtu dhe shofim që hyjnë njerëzit para rendit. Është shumë jo korekte, mos organizimi e ekonomisë. Idrejtohem ministrit të ekonomisë nuk ka nevojë edhe aplikim aspak të bëhet, pse të bëjmë aplikim kur të dhënat I ka shteti, I din xhirollogaritë, I dine të ardhurat e njerëzve”.

QYTETAR

“Qe 2 orë po pres, çka të bëjmë, atë pse duhet me ditë shumë mire. Dostoevski e ka shkruar romanin pse po ne nuk po dimë ta komentojmë. Guzhva ka po edhe nuk po punojnë, 5-6 persona marrin rrogë dhe 1 punon. Këtë ndihmë e japin për poena politike”.

QYTETAR

“2 orë që po pres, e din ato shumë mirë brenda”.

QYTETAR

“Unë po pres që 15 minuta. Nuk e di a do të kryejë punë sepse nuk e di deri në sa punojnë. Gjithçka është katastrofë këtu edhe tek ndërrimi i dokumenteve amë edhe këto vauçerë”.

Ka edhe nga qytetarët që mendojnë se këta vauçerë janë shumë të qëlluar dhe siç thonë ata për gjëra të tilla është normale të presësh në këtë mënyrë.

QYTETAR

“Një ndër më të qëlluarat, populli me të vërtet ka nevojë të shfrytëzoje kësi raste, aplikoj për prindërit. Nëse don të marrësh vauçerë duhet të presish pak”.

Ministria e ekonomisë nga e hëna ka shpallur thirrjen publike për ndarjen e vauçerëve për turizëm në vlerë prej 18.000 denarëve për pushime në vendet turistike të RMV, për punëtorët të ardhurat mujore të të cilëve në familje nuk i kalojnë të ardhurat neto prej 50.000 denarëve.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like