(VIDEO) Qytetarët presin me orë të tëra për të nxjerrë dokumente personale

by admin
Spread the love

Qytetarët thonë se vijnë që nga orët e hershme të mëngjesit dhe ju duhet të presin nga 4 apo më shumë orë deri sa të ju vijë radha për t’u futur brenda. Ata thonë se brenda nuk punojnë të gjitha kabinat, siç është njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme por punojnë vetëm disa prej tyre.

QYTETAR

“Unë kam ardhë këtu në ora 05:30 në mëngjes deri në ora 8 kam pritur, në ora 8 unë i dyti kam hy brenda”.

QYTETAR

“Ka 3 orë që po pres këtu dhe rendi deri tani nuk ka lëvizur dhe është dita e 3 që vijë unë këtu. Thonë që punojnë 10 kabina brenda por brenda punojnë nga 3 kabina. Të shtunën unë isha kanë punuar vetëm 3 kabina. Është turp kjo”.

QYTETAR

“Po pres këtu që nga ora 8 e gjysë, nga 10 presona i lejojnë të futen brenda, po shkon pak ngadalë këtu”.

QYTETAR

“Ka 4 orë që po pres këtu, nuk po ec puna shpejtë, nuk dimë asgjë” .

QYTETAR

“Brenda zhvillohet pak më shpejtë puna por jasht në rradhë kam pritur shumë, diku 3 orë. Brenda nuk punojnë shumë kabina, nuk punojnë të gjitha”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për Shqip thanë se në qendrën në “Prolet” punojnë gjithsej 10 kabina. Ata theksuan se me këtë dinamikë të punës presin që të gjithë qytetarët e vendit t’i marrin dokumetet e tyre deri në përfundim të afatit ligjor.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Pika e sapohapur e MPB-së për ndërrimin e dokumenteve personale e cila gjendet në stacionin policor “Prolet” në Shkup, u mundëson qytetarëve të Shkupit pa termin paraprak sipas procedurës së rregullt të fotografohen për dokumente personale. Për këtë qëllim janë instaluar 10 stacione pune dhe sistemi mundëson që rreth 1000 persona të kalojnë procedurën brenda një dite pune”.

Nga MPB njoftojnë se deri më 15.11.2023, në punktin në “Prolet” janë pranuar gjithsej mbi 30 mijë kërkesa. Sipas analizave të tyre, thonë ata, me këtë dinamikë të gjithë qytetarët do të marrin shërbimin, pra dokumentet e tyre personale.

Në bazë të Marrëveshjes së Prespës, që i dha fund kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, të gjitha dokumentet personale – pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferë – qytetarët duhet t’i ndërrojnë deri në shkurt të vitit 2024, përfshirë këtu dhe ata të cilët kanë dokumente valide. Këto janë dokumente me emrin e ri kushtetues të shtetit, ku krahas Maqedonia, shtohet pjesa “e Veriut”.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like