(VIDEO) Qeveria shpalli gjendje krize 30 ditore për furnizim me energji elektrike dhe termike

by admin
Spread the love

Qeveria në seancën e mbrëmshme  shpalli  gjendjen e  krizës në furnizimin energji elektrike në tërë territorin e vendit, dhe me energji termike në qytetin e Shkupit. Gjendja e krizës hyn në fuqi nga 1 shtatori.

Nga Qeveria njoftuan se vendimet janë sjellë për  shkak  të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjes së tregjeve të energjisë elektrike dhe për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësisë së përdorimit të lëndëve djegëse alternative dhe gjendjes së tregut të energjisë termike.

QEVERIA

“Të dyja vendimet janë marrë me propozim të Komitetit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhimin në Sistemin e Menaxhimit të Krizave dhe do të fillojnë të zbatohen nga 1 shtatori 2022. Shpallja e gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike dhe termike do të zgjasë 30 ditë nga dita e fillimit të zbatimit të këtyre vendimeve”.

Nga dita e fillimit të zbatimit të këtyre vendimeve, Komisioni për Monitorimin e Situatave me Furnizimin me Energji Elektrike dhe për Monitorimin e Situatave me Furnizimin me Energji Termike monitoron, analizon dhe vlerëson vazhdimisht gjendjen në tregjet e energjisë elektrike dhe termike dhe propozon masa në përputhje me dekretet me të cilat rregullohen kriteret dhe kushtet për shpalljen e gjendjes së krizës.

Institucionet kompetente sigurojnë se do të ketë energji elektrike në periudhën e ardhshme dimërore dhe se kufizimet nuk janë opsion nëse shkon sipas planit të EMV-së. Kompania, siç ka thënë disa herë drejtori gjeneral Vasko Kovaçevski, është duke punuar me kapacitet maksimal.

Po ashtu më 16 gusht Qeveria miratoi një paketë masash për kursimin e energjisë elektrike, e cila duhet të hyjë në fuqi më 1 shtator. Me to, institucionet shtetërore kanë detyra specifike që duhet t’i respektojnë, si fikja e ndriçimit dekorativ në fasadat e ndërtesave publike dhe monumenteve kulturore, mospërdorimi i llambave kur ka dritë të mjaftueshme, vendosja e kondicionerëve në temperaturë jo më të ulët se 27 gradë në sezonin ftohjes dhe jo më të lartë se 20 gradë në sezonin e ngrohjes, të zëvendësohen llambat e vjetra me të tilla ekonomike dhe të fiken kompjuterët pas përfundimit të punës. Nëse institucionet nuk i zbatojnë masat e kursimit do të ketë dënime.

Paketa e masave të kursimit përfshin edhe rekomandime për qytetarët dhe kompanitë. Me paketën e masave të kursimit pritet që kursimet të jenë deri në 15 për qind. /SHENJA/

 

You may also like