(VIDEO) Qeveria hoqi mbështetjen, rikthehet “tregu i lirë” i çmimeve të shtrenjta

by admin
Spread the love

Masa për çmimin e garantuar të bukës, qumështit, kosit, makaronave, disa produkteve të mishit, si dhe pijeve freskuese dhe birrës nuk do të zbatohet nga një marsi. Sot skadon edhe afati për vendimin e qeverisë, me të cilin u ul taksat e importit për perimet.  Ministria e Ekonomisë ka deklaruar tashmë se masa e çmimit të garantuar nuk do të zgjatet sepse pret që ligji për praktikat e padrejta tregtare, i cili pas procedurës së shkurtuar është në procedurë parlamentare dhe ka kaluar fazën e parë në komisione, të vendosë rregull në konkurrencën e pandershme në tregti dhe të çojë në uljen e çmimeve të produkteve ushqimore.

Këshilli Inspektues paralajmëron se do ta përcjellë gjendjen me çmimet e produkteve ushqimore pas ndërprerjes të vlefshmërisë së masës për çmime të garantuara, por nga aty thonë se duhet lënë pak edhe në ndërgjegjen e prodhuesve dhe tregtarëve të cilët duhet të jenë në funksion të qytetarëve.

DANIELLA RENDEVSKA, KRYETARE E KËSHILLIT INSPEKTUES

“Jemi dëshmitarë se Inspektorati Shtetëror i Tregut në periudhën e kaluar ka qenë aktiv në terren dhe këtë më së miri e kanë ndjerë qytetarët sepse vazhdimisht kanë kontrolluar çmimet e garantuara. Tani le t’i lëmë pak ndërgjegjes së subjekteve të mbikëqyrjes, gjegjësisht prodhuesve dhe tregtarëve”.

Rendevska tha se janë në pritje të miratimit të zgjidhjes sistematike të Ligjit për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare, veçanërisht në tregtinë e produkteve bujqësore dhe ushqimore. Ajo sqaroi se  inspektorët nga Inspektorati i Tregut do të vazhdojnë me vigjilencë ta përcjellin situatën në terren dhe shpreson se edhe subjektet e mbikëqyrjes, gjegjësisht marketet të jenë në shërbim të qytetarëve.

Një numër i madh i produkteve ushqimore të shënuara me “çmim të garantuar” nga 20 shtatori janë shitur në markete me çmim 10 për qind më të ulët se shuma e 1 gushtit të vitit të kaluar, sipas vendimit të Ministrisë së Ekonomisë, vlefshmëria e të cilit skadon më 29 shkurt. Po ashtu përfundon edhe vlefshmëria e vendimeve për uljen e detyrimeve të importit për importin e perimeve të freskëta. /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=HpImN81pTts

 

MARKETING



You may also like