(VIDEO) Prokuroria për politikanët: Edhe amerikanët po thonë mos e prekni gjyqësorin

by admin
Spread the love

Prokuroria Themelore Publike kërkon që të gjitha partitë politike të ndalojnë keqpërdorimin e procedurës hetimore për rastin “Feniks”, për qëllimet e tyre politike, si dhe çdo veprim tjetër të Prokurorisë. Ata ua rikujtuan subjekteve politike porosinë e Departamentit Amerikan të Shtetit, që t’i ndërpresin ndërhyrjet e tyre politike, sidomos në gjyqësor, duke pasur parasysh faktin që gjyqësori nuk është shumë i besuar nga ana e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Prokuroria Themelore Publike

“I kujtojmë të gjithë aktorëve politikë mesazhin që në këtë kontekst u dërgua nga Departamenti Amerikan i Shtetit vetëm pak ditë më parë – “liderët e Maqedonisë së Veriut duhet të tregojnë të forcë, rezultate të dukshme kundër korrupsionit, nëpërmes forcimit të institucioneve të pavarura dhe ndalimin e ndërhyrjeve politike, veçanërisht në gjyqësi, çka është thelbësore për përmbushjen e qëllimeve për hyrje në BE dhe ngritjen e besimit të qytetarëve te qeveria”

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe prokurori publik i cili procedon rastin, marrin veprime për sigurimin e fakteve të udhëhequr plotësisht nga parimet e drejtësisë dhe të mbrojtjes së prezumimit të pafajësisë.

Prokuroria Themelore Publike

“Në lidhje me komentet dhe spekulimet publike në të cilat fokusi është në afatin kohor për marrjen e masave në këtë rast, mendojmë se është e nevojshme të theksohen data të caktuara që pasojnë veprimet në këtë rast, në mënyrë që publiku mund të gjykojë se rasti ‘Feniks’ është zhvilluar në përputhje me ligjin dhe sipas provave”

Provat që kanë qenë të nevojshme në këtë procedurë penale, ekspertiza materiale dhe financiare, e cila është përgatitur nga eksperti gjyqësor me urdhër të prokurorisë është pranuar më 1 qershor 2023. Dokumenti i është dorëzuar prokurorit publik më 5 qershor 2023. Pas studimit të tij, në korrelacion me provat e siguruara më parë, më 12 qershor 2023, prokurori publik tashmë ka dorëzuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme urdhër me udhëzim për përgatitjen e të gjitha masave të nevojshme për zbatimin e veprës penale. Më 29 qershor, Policia ka arrestuar pesë persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe larje të parave. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe pronari i “Tineks” dhe ish-kryetari i Komunës Qendër, Vladimir Todoroviq dhe ish-zyrtari në të njëjtën komunë, Vladimir Zdraev, për rastin e projektit “Shkupi 2014”.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like