(VIDEO) Pollog, për nëntë muaj 90 vepra penale që lidhen me drogën

by admin
Spread the love

Në nëntë muajt e parë të vitit 2021 në rajonin e Pollogut janë kryer 90 vepra penale që kanë të bëjnë me trafikimin e lëndëve narkotike. Sektori për punë të brendshme Tetovë informoi se në këto vepra penale janë përfshirë gjithsej 119 autorë, të moshave të ndryshme, 55 nga Tetova dhe 64 nga Gostivari. Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar 56,5 kilogramë drogë e  llojeve  marijuanë, heroinë, kokainë, hashash dhe lëndë të tjera narkotike.

SPB-TETOVË

“Funksioni i zbulimit është 25 për qind më i lartë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.  Këto vepra janë zbardhur plotësisht dhe janë rrumbullaksuar me 82 kallëzime penale, 40 në Tetovë dhe 42 në Gostivar, të dorëzuara në Prokuroritë Themelore në Tetovë dhe Gostivar”.

Policia e Tetovës sqaron se në këto 90 vepra penale janë përfshirë gjithsej 119 autorë, kryesisht meshkuj.

SPB-TETOVË

“81 prej kallëzimeve penale kanë të bëjnë me ‘prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substanca psikotrope dhe prekursorë’, kryesisht marihuanë dhe kokainë, ndërsa 9 i referoheshin ‘mundësimit të përdorimit të drogës narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve’, kryesisht marihuanë”.

Mes të denoncuarve në këtë periudhë ka persona që e kanë përsëritur veprën, por ka edhe të mitur. /SHENJA/

 

 

You may also like