(VIDEO) Partia e vogël në koalicion kushtëzon votimin e Qeverisë së re

by admin
Spread the love

Kryetari i Lidhjes Demokrate, Pavle Trajanov kushtëzon formimin e Qeverisë. Ai kërkon që të ketë një njësi zgjedhore në vend, në mënyrë që partia e tij ta votoj Qeverinë e re. Për “Utrinski Brifing”, ai thekson se kjo varet nga disa deputetë, 7, 8 apo 11, varet nga të gjitha partitë e vogla, nëse janë të vendosura dhe të bashkuara për atë që Maqedonia e Veriut të ketë një njësi zgjedhore.

Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokrate

“Së bashku me partitë e tjera më të vogla, kemi kohë që kërkojmë që Maqedonia e Veriut të jetë një zonë zgjedhore, sepse nga ne varet nëse do të votohet apo jo Qeveria. Ne kemi një propozim konkret për këtë që nga marsi i vitit të kaluar dhe presim që së shpejti të caktohet një seancë për këtë. Mund të negociojmë për pragun zgjedhor, por besojmë se në rrethin e parë pragu duhet të formohet natyrshëm”.

Ndërkaq, në mbrëmje mblidhet Kuvendi Qendror dhe Ekzekutiv i LSDM-së, ku kryetari i ri i LSDM-së dhe i mandatuari për kryeministër Dimitar Kovaçevski i  prezanton propozimet për postet ministrore, para se ato të dorëzohen në Kuvend.

Sipas paralajmërimeve, pas seancës së sotme të Këshillit Qendror, Kovaçevski përbërjen e kabinetit të tij, mund ta dorëzojë në Parlament nesër.  Siç paralajmërohet, seanca e Kuvendit për votimin e Qeverisë së re, planifikohet të mbahet fundjavën e ardhëshme, më 15 dhe 16 janar. Ndërsa kabineti i Kovaçevsit mund të merr detyrën të hënën më 17 janar, ndërsa ditën në vijim mund të ketë takim me kryeministrin e ri bullgar, Kirill Petkov i cili vjen për vizitë zyrtare në Shkup, më 18 janar.

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, Kovaçevskit ia dha mandatin për formimin e Qeverisë së re më 29 dhjetor, pas çka filloi të ecë afati prej 20 ditësh, gjegjësisht jo më vonë se dita e 20 kur mandatari duhet ta dorëzoj përbërjen e kabinetit qeveritarë dhe programin qeveritarë në Kuvend. Kovaçevski, pas marrjes së mandatit, deklaroi se planifikon që Qeverinë e re ta propozoj jo më larg se data 10-11 janar, gjegjësisht afati më i shkurtër kushtetues i paraparë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

You may also like