(VIDEO) Pakoja e re e masave antikrizë peshon 4.5 miliardë euro

by admin
Spread the love

Katër miliardë e gjysmë denarë do të kushtoj pakoja e re e masave anti-krizë për qytetarët dhe bizneset. Këtë e bëri të njohur ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi, i cili tha se më shumë detaje për këtë do të japë Qeveria kur do të bëjë prezantimin e tyre.

Fatmir Besimi, ministër i Financave

“Me roalokimin e mjeteve financiare kemi paraparë mbulim të më shumë nevojave që u shfaqën në këtë periudhë, siç janë pagat, pensionet, ilaçi trikafta dhe gjëra të tjera. Kemi paraparë edhe për masa antikrizë, për të cilat Qeveria do të dalë me propozime konkrete, siç ka qenë deri tani, subvencionimi i energjisë elektrike për amviseritë, gjithashtu ka edhe masa që kanë të bëjnë me mbështetjen e kategorive të rrezikuara sociale, por edhe mbështetje e biznesit. Njëra prej masave për bizneset, është agjenda e gjelbër”.

Ndërkaq, i pyetur se sa është implikimi negative për shtetin nga ulja e obligimeve tatimore për frutat dhe perimet, ai përgjigjet se ajo nuk e tejkalon shumën e 1 milion eurove, ndërsa dobitë për qytetarët janë më të mëdha.

Fatmir Besimi, ministër i Financave

“Vlerësojmë se sipas disa përllogaritjeve fillestare nga ajo që kemi parë, totali i efektit fiskal  nuk do të arrijë milionëshin  për këto masa, por për bizneset dhe ekonominë tonë ndikon në mënyrë domethënëse në këto produkte”.

Përndryshe, Inspektorati Shtetëror i Tregut pothujse çdo ditë, njofton për mbyllje dhe sanksionime të marketeve që nuk i respektojnë masat e Qeverisë, për lirimin e çmimeve të produkteve.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

 

MARKETING



You may also like