(VIDEO) Një lehonë hidhet nga kati i parë i klinikës së Gjinekologjisë në Shkup

by admin
Spread the love

Pacientja e cila pas lindjes u hodh nga dritarja e Gjinekologjisë është në gjendje shumë të rëndë. Kështu deklaroi drejtoresha e Klinikës Gjinekologjike të Shkupit, Viktoria Jovanovska. Ajo tha se bëhet fjalë për  një grua 39-vjeçare që kishte lindur për herë të parë. Sipas Jovanovskës, pacientja  nuk ka pasur probleme serioze psikologjike, ndonëse nuk ka dashur ta ushqejë foshnjën me gji, gjë që siç tha Jovanovska nuk është hera e parë.

E pyetur nëse ka ndonjë mundësi që dritaret e Gjinekologjisë të mbyllen, Jovanovska tha se në një nga 10 paciente të lindura ndodh çrregullim psikologjik pas lindjes, por sipas saj,  gratë në lindje nuk janë të burgosura që të mbahen të izoluara dhe kjo mund të shqetësojë edhe shumë pacientët.

Drejtoresha Viktoria Jovanovska,  sugjeron një psikiatër i cili do të vizitojë gratë në lindje një herë në javë dhe të bisedojë  me nënat për të parë gjendjen e tyre.

VIKTORIA JOVANOVSKA,DREJTORESHË E GJINEKOLOGJISË

“Është një temë tabu që një psikiatër të vijë këtu dhe të flasë me nënat. Në fund të fundit, ne të gjithë kemi nevojë për një psikiatër, jo vetëm gratë në lindje”.

Përndryshe, bëhet fjalë për gruaja tridhjetë e nëntë vjeçare e cila ka rënë nga kati i parë i Klinikës, cila ka lindur dje, ndërsa pak minuta pasi është bërë nënë dhe ka sjellë në jetë foshnjën e saj, ka rënë nga kati i parë i Klinikës Gjinekologjike në Shkup.

Pacientja  është sjellë në klinikë në javën e 36-të të shtatzënisë, ndërsa ka lindur në një kohë të shkurtër duke sjellë në jetë një fëmijë mashkull të shëndoshë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like