VIDEO/ Nisin në fushë makina që mbajnë tymuese, protesta e tifozëve në Gjermani arrin kulmin

by admin
Spread the love

Prej disa javësh, tifozët e klubeve gjermane kanë nisur një protestë të përbashkët kundër miratimit nga drejtuesit e futbollit vendas të lejimit të investitorëve të huaj. Tifozët mendojnë se kjo do të shkatërrojë futbollin gjerman ku mbështetësit cilësohen anëtarë dhe kanë ende shumë ndikim në klube.

Ndaj prej javësh ata kanë nisur që të ndalojnë në shenjë proteste ndeshjet duke hedhur sende të ndryshme në fushë, nga çokollatat, te topat e tenisit, pellushët apo edhe fishekzjarrët. Por në ndeshjen e sotme mes Hansa Rostok dhe Hamburgut, protesta ka arritur kulmin me një moment të veçantë.

Tifozët kanë arritur të futin në stadium dhe të lëshojnë në fushë makina të telekomanduara të cilat mbanin sipër tymuese. Ata i kanë drejtuar në fushën e lojës, të ndjekura nga stjuardët të cilët mundoheshin që t’i kapnin, duke krijuar skena shumë humoristike, të cilat bllokuan për disa momente zhvillimin normal të takimit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like