(VIDEO) Në Maqedoninë e Veriut ndodhen 13 migrantë, vetëm dy gra nuk kanë lëndime

by admin
Spread the love

Emigrantët që kalojnë nëpër Maqedoninë e Veriut bartin edhe episode të dhunës së ushtruarr gjatë rrugëtimit të gjatë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Së fundi, u bë shumë bujë pas vrasjes së një emigranteje në moshë të re nga oficerë të policisë në afërsi të pikës kufitare në Gjevgjeli. Ky rast nuk kaloi në heshtjen e zaknnshme që karakterizon rastet e shkeljes së të drejtave të migrantëve.

Suzana Tuneva nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut ka deklaruar për REL se në terren hasin në shumë raste ku është ushtruar dhunë ndaj migrantëve, të cilët kanë shenja në trup nga rrahja.

“Madje, kemi raste që kanë humbur pjesë të gjymtyrëve gjatë aksidenteve të automjeteve të drejtuar nga trafikantët që i transferojnë ata nga një pjesë e territorit në një pjesë tjetër”, thotë Tuneva.

SUZANA TUNEVA, KRYQI I KUQ

“Aktualisht, në Maqedoninë e Veriut ndodhen 13 migrantë, vetëm dy gra nuk kanë lëndime, derisa atë tjerët kanë lëndime trupore ose kanë humbur ndonjë gjymtyrë gjatë rrugës, ose dhe kanë plagë të tjera. Kështu, ata janë detyruar të kërkojnë azil në vendin tonë për të vazhduar mjekimin”

Tuneva ka theksuar se këta migrantë nuk janë të interesuar të qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut, veç atyre që për shkak të lëndimeve trupore apo problemeve shëndetësore, nuk arrijnë të vazhdojnë rrugën drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Për t’i transferuar nga kufiri jugor me Greqinë në kufirin verior me Serbinë, trafikantët u marrin migrantëve – që kryesisht vijnë nga vendet e Afrikës së Veriut, Siria, Iraku, Pakistani dhe Afganistani – nga 800 deri në 1.000 euro.

Organizatat joqeveritare, të cilat veprojnë në terren në ndihmë të migrantëve thonë se aktivizimi i agjencisë kufitare të Bashkimit Evropian-FRONTEX, në kufirin e Maqedonisë së Veriut , ka ulur numrin e migrantëve që ilegalisht synojnë të kalojnë territorin e vendit. /SHENJA/

You may also like