(VIDEO) MSH: Nuk ka barazim të çmimeve mes shtetasve të Kosovës dhe RMV-së

by admin
Spread the love

Nuk ka barazim të çmimeve mes qytetarëve të huaj dhe qytetarëve të siguruar të Maqedonisë së Veriut, por ka barazim të çmimeve për shërbimet private. Kështu kanë  sqaruar sot nga nga Ministria e Shëndetësisë. Ata madje njoftojnë  se barazimi i çmimeve për mjekim të shtetasve të huaj në vend u referohet vetëm atyre çmimeve të cilat i paguajnë personat pa sigurim shëndetësor në vend.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

“Lidhur me çmimoren për ofrim të shërbimeve shëndetësore për të huajt, Ministria e Shëndetësisë informon se drejt të gjitha klinikave dhe institucioneve universitare private është parashtruar shkresë për harmonizim të çmimoreve për shërbime private shëndetësore të të huajve me qytetarët e RMV-së të cilët nuk janë të siguruar dhe paguajnë privatisht”.

Nga Ministria e shëndetësisë potencojnë se aspak nuk bëhet fjalë për barazim të çmimeve mes shtetasve të huaj dhe shtetasve të RMV-së, por barazimi është me pacientët privat të cilët nuk janë të siguruar në shëndetësi, të cilët nuk paguajnë sigurim shëndetësor.

Nga kjo ministri sqarojnë se për këto ndryshime nuk nevojiten kurfarë ndryshime në Ligj. Ata informojnë se në  disa nga klinikat dhe institucionet tashmë kanë pasur  çmimore të barazuara përkatësisht një çmimore për shërbime private shëndetësore.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

“Me këtë ndryshim, shtetasve të huaj u jepet e drejta e zgjedhjes mes institucioneve private dhe publike, me atë që promovohet shëndetësia publike si një shërbim i kapshëm efikas shëndetësor në shtetin tonë, konkurrente në tregun e punës. Çmimi i njejtë. Shtetasit e RMV-së të cilët nuk kanë sigurim shëndetësor do të paguajnë çmim të njejtë si të huajt, sepse bëhet fjalë për shërbim privat.

Nga Ministria e Shëndetësisë sqarojnë se  qytetarët që paguajnë sigurim shëndetësor në asnjë rast nuk do të jenë në çfarëdo lloj mënyre në gjendje nënshtruese t’ua paguajnë tatimin të huajve, shtetasit gjithsesi do të paguajnë participim, përkatësisht do të paguajnë më lirë.

Ky sqarim nga  Ministria  e Shëndetësisë vjen, pasi në prezantimin e 100 ditëve në qeveri nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët , Arben Taravari dhe Ministri po i kësaj ministrie, deklaruan se do t’i barazojnë çmimet për mjekim të shtetasve të huaj me ato të vendit.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like