(VIDEO) Mickoski: Masat anti-krizë të Qeverisë janë vetëm kozmetike

by admin
Spread the love




Masat anti-krizë të Qeverisë janë vetëm kozmetikë, Qeveria duhen t’i pranojë  propozim masat e VMRO-DPMNE-së, të cilët me të vërtet janë ndihmë për qytetarët dhe ekonominë. Kështu deklaroi kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski, në lidhje me njoftimet e qeverisë për një sërë masash të reja për menaxhimin e krizës ekonomike. Mickoski shtoi se të vetmen gjë që e kanë mirëpritur nga Qeveria është për çmimin e ulët të energjisë elektrike për kompanitë publike, ndërsa masat e tjera të Ekzekutivit i quajti “kozmetikë të zhveshur”.

Hrisitjan Mickoski, kryetar i VMRO-së

“E vetmja gjë që është për t’u përshëndetur nga qeveria është se kanë pranuar që kompanitë publike me aktivitet të menaxhimit të ujërave të marrim çmim preferencial për rrymë, ndërsa masat tjera janë thjeshtë kozemtikë. Shumica parlamentare t’i mbështes masat e propozuara nga grupi parlamnetar i VMRO-së në Kuvend, të cilat nënkuptojnë ndihmë reale për qytetarët dhe kompanitë”

Mickoski gjithashtu i bëri thirrje shumicës parlamentare që t’i mbështesin propozimin e VMRO-së për heqjen e TVSH-së, për produketet ushqimore, në mënyrë që t’iu ndihmojnë qytetarëve në krizën ekonomike.

Gjatë ditës së djeshme VMRO-ja opozitare dorëzoi propozim ligj me të cilin kërkojnë të hiqet TVSH-ja për produktet ushqimore gjatë fundjavës, respektivisht të bëhet ulje për 5 për qind e TVSH-së. Ndërsa, kërkuan që të hiqet plotësisht TVSH-ja për drutë dhe peletat.

Linda Ebibi /SHENJA/

 


You may also like