(VIDEO) LSDM kërkon mbështetje për manifestin, VMRO thotë se pushteti mbulon turpin me manifest

by admin
Spread the love

LSDM edhe sot i bëri thirrje VMRO-s opozitare që ta mbështesin Manifestin për bisedime me BE-në. Nga pushteti  porosisin se tani është koha për bashkim për këtë Manifet, me të cilin së bashku siç thonë, do të angazhohen për zhvillimin efikas të bisedimeve qasëse me BE-në.

Darko Kaevski, deputet i LSDM-së

“Pasi që ndryshimet kushtetuese janë publikuar dhe askush përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në, nuk është kundër përmbajtjes së tyre, është koha për votë për Evropën në Kuvendin e RMV-së. Hajde së bashku ta miratojmë këtë Manifest, të japim mbështetje për ndryshimet kushtetuese dhe ta sigurojmë të ardhmen evropiane të shtetit tonë”.

Ndërkaq, nga VMRO-DPMNE shprehen se turpi dhe tradhëtia që i’a kanë bërë shtetit pushteti LSD dhe BDI këtë vit nuk do ta mbulojnë me të ashtuquajturin Manifest, të nënshkruar në shtabin e BDI-së.

VMRO-DPMNE

“Janë ulur i kanë shkruar dy faqe, kanë shpikur emër, e kanë quajtur Manifest dhe përmes komunikatws pa asnjë konsultim, se si të punohet për punën më të ndjeshme në shtet, u’a kanë dërguar mediumeve, duke i  bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve që ta pranojnë”.

VMRO ende nuk e ka marrë këtë Manifest dhe thonë që pasi ta kenë pranuar si dokument, nëse ka diçka thelbësore për rishikim, organet e pasrtisë do ta shohin dhe do të deklarohen.

Deri tani Manifestin e kanë pranuar dhe nënshkruar 12 parti politike, në pushtet.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like