(VIDEO) LSDM dhe VMRO sot janë përplasur në mënyrë verbale për gjendjen e shëndetësisë në vend

by admin
Spread the love

Pasi zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale po afrohen nuk po mungojnë as kritikat mes pushtetit dhe opozitës. Sot, dy partitë janë përballur për shëndetësinë. Nga partia në pushtet LSDM thonë se vazhdimisht investojnë në përmirësimin dhe modernizimin e shëndetësisë në vend, me investime kapitale dhe paga më të larta për punëtorët shëndetësorë, për të siguruar kushte dhe shërbime më të mira për trajtimin e qytetarëve.

LSDM

“Klinika e Sëmundjeve Kirurgjikale në Shkup ‘Shën Naum Ohridski’, është modernizuar me blerjen e aparateve të reja, në vlerë prej 1 milion euro, të siguruara nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM. Në Klinikën për Ortopedi është vënë në përdorim salla e kirurgjisë moderne tërësisht e rinovuar, e cila përfundon një proces që nënkupton modernizimin e ambienteve për trajtimin, ndërhyrjet dhe shërimin e pacientëve”.

Në anën tjetër, partia opozitare VMRO-DPMNE vlerson se Qeveria ka bërë dëm afatgjatë dhe shëndetësia është ngecur në dekada.

VMRO-DPMNE

“Qeveria ka bërë dëm afatgjatë dhe shëndetësia është ngecur në dekada. E ndërsa pasiguria dhe labirintet ligjore për zgjidhjen e statusit të punonjësve shëndetësorë që punojnë me kontratë prej vitesh vazhdojnë, zyrtarët e qeverisë i gjurmuan menjëherë linjat e tyre familjare drejtpërsëdrejti në shëndetësinë terciare, ku trajtohen rastet më komplekse”.

Se Qeveria nuk shqetësohet fare për personelin mjekësor të punësuar që punon me kontratë, sipas VMRO-së, e vërteton edhe njoftimi manipulues parazgjedhor i cili vetëm sa shkaktoi konfuzion tek ky staf mjekësor dhe për këtë ata thonë se u deshën 7 vjet që të nisin procedurat e punësimit që tani para zgjedhjeve janë komplekse për të gjithë, përveç linjave familjare.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like